Një zjarr që shpërtheu në garazhin nëntokë të Kompleksit Kika, në Komunën e Parisit në Tiranë, ka shkaktuar katër të lënduar, mes të cilëve një nënë dhe dy fëmijët e saj që kanë pësuar djegie.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.
Zjarri, që dogji tre automjete, u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve. Dyshohet se shkëndija elektrike mund të ketë shkaktuar zjarrin.