Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Midnight”, duke arrestuar një 37-vjeçar dhe babain e tij për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të drogës. Gjatë operacionit, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe rreth 36 gram kokainë të ndarë në doza për shitje.
Shërbimet e policisë ndaluan automjetin e 37-vjeçarit, R. Z., ku gjetën drogën. Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjet dhe sekuestrua arma dhe lënda narkotike. Babai i tij, B. Z., tentoi të fshehë provat duke hedhur drogën dhe armën nga ballkoni. Materialet u kaluan në Prokurori për veprime të mëtejshme.