Policia e Shkodrës ka arrestuar 34-vjeçarin Kolë Uka, banues në fshatin Lotaj, i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike. Ai u kap pas një hetimi disa mujor dhe dyshohet se ka kultivuar cannabis sativa në 4 miniparcela në muajin korrik 2024.
Bimët narkotike të kultivuara nga Uka u asgjësuan gjatë operacioneve policore të zhvilluara në territorin e Shkodrës.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme.