Pasditen e sotme një 50-vjeçar Eduart Rrapi u plagos me thikë në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ai ka marrë disa plagë në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mundur të identifikojë autorin dhe po punon për arrestimin e 24-vjeçarit A.P.
Dyshohet se gjatë një konflikti 50-vjeçari u plagos me thikë, pasi ai i ka ngacmuar nënën autorit.