Një 19-vjeçar shqiptar, Rodgers Cena, është zhdukur në mënyrë misterioze prej disa ditësh në Peckham, të Anglisë.
Siç raportojnë mediat angleze, familja e 19-vjeçarit shqiptar prej disa ditësh nuk ka asnjë komunikim dhe të dhënë për vendosjen e djalit të tyre. 19-vjeçari u zhduk gjatë rrugës për në një dyqan lokal në Peckham të mërkurën, 22 janar, pasi prindërit i kanë kërkuar që të ikte për të bërë pazar.
Familjarët e tij kanë treguar se telefoni i Rodgers u zbulua 17 milje larg në Ëaltham Cross , një zonë krejtësisht e panjohur për të. Ata u përpoqën të telefononin Rodgers në mënyrë të përsëritur, por telefoni i tij mbeti pa përgjigje dhe së shpejti, mesazhet nuk po kalonin më.
“Pas një kohe, ne filluam të shqetësoheshim shumë,” tha Eduarti, babai i 19-vjeçarit.
“Kam kontrolluar çdo dyqan në Peckham , madje edhe CCTV-në në Lidl ku ai duhej të bënte pazar, dhe ai nuk ishte kurrë atje. Ai kurrë nuk ka bërë diçka të tillë më parë.”, tha ai.
Telefoni i Rodgers u gjurmua më vonë në një zonë pranë M25 në Ëaltham Cross, një zonë me të cilën familja e tij këmbëngul se ai nuk ka lidhje. Gjurmimet e mëtejshme treguan se Rodgers ishte më vonë në zonën e Liverpool Street, duke ngatërruar më tej kërkimin e familjes.