Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Bocovë në Fier. Një motor ka përplasur një këmbësor dhe si pasojë të dy kanë marrë lëndime.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin emjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e aksidentit.