-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nallbati me shqiptarët në Bruksel: Kontribuoni në zgjedhjet e 11 majit, të largojmë këtë çetë hajdutësh

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Bruksel. Nallbati u bëri thirrje shqiptarëve që të kontribuojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka nënvizuar se shqiptarët kanë mundësi që të ndryshojnë Shqipërinë dhe të largojnë qeverinë e korrptuar dhe çetën e hajdutëve që kanë marrë peng vendin.

“Faleminderit për prezencën tuaj, këtu të takosh kaq shumë bashkatdhetarë, është një kënaqësi shumë e madhe por është dhe një keqardhje shumë e madhe. Ju me punë dhe me djersë, keni arritur të krijoni një jetë të re këtu.

Ju jeni ambasadorët më të mirë që ka Shqipëria. Për ne është një keqardhje shumë e madhe sepse shikojmë që këtu ka shumë të rinj, ka shumë djem dhe vajza që do të duhej ta ndërtonin Shqipërinë, por për fat të keq vendi jonë apo vendi juaj që ju ka detyrime aty ku u lindët dhe derdhët djersë për një pjesë të jetës tuaj, ai vend ju detyroi të largoheni.
Ndaj sot në këtë moment ju edhe pse jeni larg e keni mundësinë që ta ndryshojmë Shqipërinë, me kontributin tuaj në zgjedhjet e 11 majit ta largojmë këtë qeveri të korruptuar, këtë çetë hajdutësh që ka marrë peng vendin.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë i ka të gjitha resurset, me punën, mundin tuaj me aftësinë tuaj bëjmë Shqipërinë një vend, ku çdo shqiptar të ketë mundësi të jetojë me dinjitet, ta bëjmë ata një vend të jetueshëm.” ka thënë Nallbati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit