-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka në Belgjikë: Zgjedhjet e 11 majit janë procesi që do ndajë dy epoka, të krimit dhe zhvillimit të Shqipërisë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Belgjikë. Noka ka shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë procesi që do të ndajë në dy epoka në atë të krimit dhe të integrimit e zhvillimit të Shqipërisë.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë pasi ata janë vendimtarët në fatin e Shqipërisë.

“Zgjedhjet e 11 Majit, janë procesi që do të ndajë dy epoka, epokën e narkosit, krimit, dhe korrupsionit me epokën e zhvillimit dhe integrimin e Shqipërisë. Jam shamë krenarë për degën e PD këtu në Bruksel. I jemi mirënjohës çdo shqiptari kudo në botë, sot kemi nevojë të flasim me ta dhe t’u themi që e drejta Kushtetuese e votës së mohuar, do bëhet realitet falë këmbënguljes së PD-së dhe Berishës.

Duke u rikthyer të drejtën e votës, shënojmë hapin e parë në rikthimit tuaj në atdheun tuaj, i zhvilluar dhe më shumë se atdheu dytë ku ju jetoni. Ne mendojmë se duke imponuar qeverinë për votën tua, kemi arritur të ribëjmë një lidhje të fortë mes jush dhe vendit tonë.

Tashmë lidhja nuk do jetë thjeshtë shpirtërore, por një lidhje e fortë sepse nga sot, nga 11 maj kur do votoni, ju do të jeni vendimtar në fatin e Shqipërisë suaj. Është koha jonë, tashmë është radha jonë, e shqiptarëve të diasporës. Nuk ka asnjë vend ne botë që e ka gjysmën e vet në emigrim”, tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit