-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri vdekjeprurës në Turqi, arrestohen 15 persona, nën hetim edhe zv.kryetari i bashkisë

Kryesoret

Nga zjarri vdekjeprurës në resortin e skive në Bolu humbën jetën 78 pushues dhe mbetën të lënduar dhjetëra të tjerë. 15 persona janë arrestuar pasi dyshohen se janë përfshirë në zjarrin vdekjeprurës.

Presidenti i vendit Rexhep Tajip Erdogan, tha dje se drejtësia turke po punon për të ndëshkuar të gjithë ata që janë përgjegjës për tragjedinë.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu raportoi sot se pronari resortit dhe 12 persona të tjerë u arrestuan si pjesë e hetimeve. Sipas të njëjtit burim, janë duke u kryer hetime edhe për nënkryetarin e bashkisë Bolou si edhe ndaj kreut të zjarrfikësve lokalë.

Zjarri vdekjeprurës ra një javë më parë në resortin skive Kartalkaya. Shpëtuesit dhe ekspertët që ekzaminuan vendin e tragjedisë thanë se nuk kishte sistem alarmi dhe detektorë tymi, as spërkatës uji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit