Lulzim Basha reagoi në lidhje me lajmin që ai kishte ndërruar jetën në një aksident automobilistik.
Më pas kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social komentoi këtë reagim të Bashës duke i thënë që “mos e prish gjumin për kaq gje, ty të marrin të keqen”.
Nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigjja e Bashës duke i thënë që nuk ka ato halle që ka kryeministri.
“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, “pas shpine”, me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje.”, shkruan Basha në facebook.