-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Në apartamentin sekret të Ajola Xoxës u gjetën 300 mijë euro!

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se gjatë kontrollit që u krye në apartamentin e Ajola Xoxës, agjentët e BKH gjetën 300 mijë euro në kasafortë. Sipas Berishës, paratë i përkasin “Velicës”, bashkëshortes së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

“Në kontrollin e fundit që iu bë Velicës… minierë floriri është… në garazh u gjetën 300 mijë euro, të fjetura aty. Dhe ai apartamenti “top secret” ishte regjistruar në emër të Dabullëve, Albanit apo Besnikut sqarojeni vetë, por i Dabullëve ishte. Pra apartamenti “top secret” i Lal Vjedhësit dhe Velicës në Sky Tower ishte regjistruar në emër të Dabullëve, me krahun politik të Hakmarrjes për Drejtëi. Janë Dabullat që dërgonin arkat me mineral kur i kërkonin Shytët… etj etj.

Pra, janë gjetur 300 mijë euro. U regjistruan apo nuk u regjistruan, këtë nuk e vë dot dorën në zjarr. A janë shënuar në procesverval, apo jo, janë marrë në sekuestrim, këtë nuk e di. Se ndodh që ata që i shohin i përvetësojnë ose ia lënë të zotit. Ka ndodhur. Zotëri, më thuaj pak sa erdhën me Toyota Yaris? 5 milion. Sa u shënuan? 3 milion e 200. Ndërsa 1 milion e 800 mijë u vodhën pa dalë nga porti. Pra 300 mijë u gjetën në kasafortën sekrete të Velicës, në garazh” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit