Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese në Kavajë. Blushi ka shprehur se SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës dhe se po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës.
“Kësaj here përveç “Rilindjes’’ ne përballë kemi edhe një strukturë tjetër kriminale që është kthyer në një parti aleate të Edi Ramës, që quhet SPAK dhe që po bën çdo përpjekje për t’i garantuar Narkoregjimit edhe një tjetër mandat në kurrizin tuaj, duke burgosur, arrestuar dhe shantazhuar drejtuesit kryesorë të opozitës. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është rrëmbyer në mënyrë kriminale dhe sot është në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, vetëm sepse guxoi dhe vijon të luftojë edhe nën këtë izolim ekstem me Narkoegjim, duke denoncuar çdo ditë krimet dhe korrupsionin e përbindshëm, që nga SPAK cilësohen si “krime intelektuale” sepse “afërmendsh” nuk mund të hetohen sa kohë kjo strukturë e kapur për fyti nga Edi Rama po shërben si hanxhar në duart e tij për të masakruar opozitën”, ka thënë ai.
Blushi ka nënvizuar se me buxhetin që miratoi Ramakëtë vit do të thellojë varfërinë e qytetarëve dhe pensionistëve të Kavajës. Ai theksoi se ne bonusin efundvitit ua mori nga energjia elektrike.
“Edhe bonusin e fundvitit që dha për pensionistët, Rama ua mori me faturat super të kripura dhe abuzive të energjisë elektrike. 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve dhe ndërkohë 109.5 miliard lekë shtesë për projektet koncesionare. Jo vetëm 0% rritje por ulje të fondeve për familjet me ndihmë ekonomike. 0% fonde shtesë për kategorinë e të papunëve, numri i të cilëve është në rritje. 0% fonde shtesë për kujdesin social, ç’ka paralajmëron thellimin e mjerimit për mijëra familje të tjera”, ka shprehur Blushi.