Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë të cilëat dyshohen si autorë të vrasjes së Irakli Davellës me 15 dhjetor të vitit 2024.
Të arrestuarit janë Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda. Ata janë arrestuar në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku mësohet se është sekuestruar edhe një armë zjarri.
Ata janë zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së lëvizjes së mjetit nga u qëllua me armë zjarri. Dy të arrestuarit ndyshohet se janë vrasës me pagesë.