-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peter Sorensen emërohet i dërguar i posaçëm i BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi

Kryesoret

Këshilli i Bashkimit Evropian emëroi ditën e sotme zyrtarisht diplomatin danez Peter Sorensen si të dërguarin e saj të Posaçëm për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Peter Sorensen zëvendëson në këtë post diplomatin sllovak Miroslav Lajçak, mandati i të cilit përfundon më 31 janar, pa ndonjë rezultat të dukshëm.

Në një njoftim të Këshillit Evropian thuhet se “detyrat e Përfaqësuesit të ri të posaçëm të Bashkimit Evropian do të jenë të lehtësojë dialogun që do të kontribuojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe në veçanti zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të miratuar në shkurt dhe Mars 2023”.

Peter Sorensen do të marrë detyrën e tij më 1 shkurt 2025, me një mandat fillestar prej 13 muajsh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit