Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka pritur sot reporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Andreas Schieder.
Në takim Spiropali e ka informuar reporterin Schieder në lidhje me progresin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe në ecurinë e negociatave për grup-kapitujt I dhe VI dhe përgatitjet për hapjen e grup-kapitujve të tjerë.
“Ne po fuqizojmë lidershipin e Kuvendit në garantimin e legjitimitetit demokratik, gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit. Konsensusi kombëtar mbi anëtarësimin në BE është një faktor nxitës për shpejtimin e ritmeve drejt familjes europiane. Ambicja jonë për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 po mbështetet nga rezultatet e dukshme në avancimin e reformave, luftën kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.”, nënvizoi Spiropali.