-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Irakli Davellës në Athinë, arrestohen dy shqiptarë

Kryesoret

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë pasi akuzohen për vrasjen e 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjen e 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond hysa.

Ngjarja ka ndodhur me 15 dhjetor në Thrakomakedones të Athinës, ku një makinë në lëvizje hapi zjarr dhe la të vdekur Irakli Davellën nga Mesapotami i Finiqit.

Ndërsa i plagosur mbeti 46-vjeçari Etmond hysa, i cili kishte mbërritur në Greqi nga Duseldorfi i Gjermanisë por banonte edhe në Dubai

Etmond Hysa rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro. Gjithashtu ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit