-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Mazhoranca po destabilizon Gjykatën Kushtetuese

Kryesoret

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, akuzoi mazhorancën se po tenton të destabilizojë Gjykatën Kushtetuese përmes “lojës së vakancave”.

Sipas Bardhit, Kushtetuta dhe ligji organik janë të qarta për mandatet e gjyqtarëve, dhe çdo veprim i kundërt cenon pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

“Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për garantimin e shtetit të së drejtës. Prej kohësh ka një tendencë të mazhorancës socialiste për të mbajtur të destabilizuar Gjykatën Kushtetuese, përmes vënies në diskutim të mandatit të disa prej anëtarëve të saj. Kjo lojë që vazhdon tashmë prej muajsh, ndërkohë që Kushtetuta dhe ligji organik janë krejt të qartë: Përveç dy gjyqtarëve (Holta Zaçaj – 2025 dhe Sandër Beci – 2028), Kushtetuta dhe ligji kanë parashikuar një mandat të plotë 9-vjeçar për të gjithë gjyqtarët e tjerë kushtetues”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit