Me datë 15 dhjetor 2024 u vra shqiptari Irakli Davella dhe u plagos miku i tij Edi Lolon në Athinë. Policia greke ka arrestuar dy shqiptarët Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli si të dyshuar të vrasjes së Irakli Davellës. Policia gjeti në banesën e shqiptarëve arsenal armësh, para dhe materiale të tjera me vlerë.
Dy shqiptarët janë afruar drejt Davellës e kanë qëlluar për vdekje dhe më pas kanë plagosur Lolon. Më pas ata janë larguar nga vendngjarja me një nga 4 makinat e përdorura në krim. Këto makina kanë ndihmuar policinë greke në zbardhjen e plotë të vrasjes së Irakli davellës.
Mediat greke thonë se ekzekutimi i 47-vjeçarit, nga dy bashkëkombasit e tij ka qenë i paguar dhe lidhet me konfliktet që ai ka patur në të shkuarën.