12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet për ’21 Janarin’, vëllai i Hekuran Dedës, Zabit Deda: Shpresoj se do zbardhet

Kryesoret

Në hetimet e zhvilluara nga SPAK për ngjarjen e “21 janarit”, Zabit dhe Agim Deda janë paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me vrasjen e vëllait të tyre, Hekuran Dedës.

Pas një seance të mbajtur sot, Zabit Deda ka shprehur besimin se ngjarja do të zbardhet, ndërkohë që Agim Deda do të pyetet nesër.

“Ato që na kërkuan i thamë, shpresojmë se do zbardhet. Po. Do dëshmojnë edhe vëllezërit e tjerë, do e shihni”, u shpreh Zabit Deda.

SPAK ka marrë audion e komunikimit të personave që dhanë urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit, e cila po ekspertizohet për të verifikuar autenticitetin. Në audio dëgjohet kreu i gardës, Ndrea Prendi, që jep urdhër për zjarr luftarak mbi protestuesit. Ai do të merret në pyetje së shpejti për të sqaruar përgjegjësitë.

Pjesë nga regjistrimi:

Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?

Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak

Zv/komandanti: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri

Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!

Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!”

Hetimet po përfshijnë gjithashtu një komunikim të brendshëm, që tregon urdhërin për hapjen e zjarrit ndaj protestuesve. SPAK pritet të thërrasë shumë shpejt Ndrea Prendin dhe gardistët e grupit të zjarrit për të dhënë shpjegime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit