Mëngjesin e sotëm në Shëngjin kanë mbërritur 49 emigrantë me anijen ushtarake italiane “Cassiopea”. Ansa raporton se 4 emigrantë, ku tre janë të mitur dhe 1 i rritur vullnerabël do të kthehen në shtetin italian.
Emigrantët e ardhur në Shëngjin me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia i janë nështruar procedurave të parë për azil gjatë ditës së sotme.
Grupi i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërriti ditën e sotme në Shqipëri erdhi pas 2 muajsh pezullim për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në dy rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.