Policia e Korçës ka arrestuar një 28-vjeçar asi kishet fshehur lëndë narkotike në banesë.
28-vjeçari me iniciale O.Xh., banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan sasi lënde të dyhsuar narkotike cannabis sativa.
Ndërsa është proceduar penalisht një 44-vjeçar me inicoale R.Th., pasi në një lokal në lagjen nr.11 gjatë këqyrjes së celularit të tij u gjetë[n faqe online për baste sportive.
Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe S. T., 40 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. M., 50 vjeç, banues në Pustec, pasi u kapën në liqenin e Prespës, duke transportuar me varka, sasi peshku, e dyshuar e kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Ndërsa E. K., 25 vjeç, banues në Prrenjas, pasi hyrje të pikës kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën produkte ushqimore të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë në komisariatin e Korçës është paraqitur 61-vjeçari me iniciale A.V., i cili ka kallëzuar se prej datës 26 janar është larguar nga banesa kushëriri i tij V.L., 54 vjeç dhe po punohet për gjetjen e tij. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.