-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

Kryesoret

NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht punën si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pozita e tij është konfirmuar një ditë më parë, dhe ai do të nisë punën më 1 shkurt.

“Vazhdimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Ndërsa i dërguari në shkuarje i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka thënë se është takuar me pasardhësin e tij dhe janë duke u siguruar që transicioni të ndodhë sa më lehtë që është e mundur.

Lajçak ka qenë në pozitën e ndërmjetësuesit për pesë vjet. Përgjatë mandatit të tij është arritur Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit