Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt në një konferencë për shtyp theksoi se në administratën Trump të gjithë emigrantët e paligjshëm do të cilësohen si kriminelë.
“Të gjithë ata që kanë shkelur ilegalisht ligjet e kombit tonë, për këtë adminstratë do të cilësohen si kriminelë. Unë e di që administrata e fundit nuk e pa në këtë mënyrë.Pra, është një ndryshim i madh kulture në kombin tonë të shikojmë dikë që thyen ligjet tona të imigracionit si kriminel, por tani e në vazhdim do të funksionojë kështu”, tha Leavitt.