Avokati Gjovalin Ulndreaj ka ndërruar jetë në spitalin në QSUT. Ai u ndje keq gjatë seancës në Gjykatën e Apelit.
“Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë. Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit”, thuhet në njoftim.