22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha dorëzon projektligjin: Të njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se PD ka depozituar sot në Kuvend një projektligj për “De-Sorosizimin”. Por çfarë përmban kjo nismë? Kryetari i PD-së, ashtu sikur bëri Trump në SHBA, edhe në Shqipëri kërkoi që të sanksionohet se ekzistojnë vetë dy gjini dhe ai që flet për “Prindin 1 dhe Prindin 2” të dënohet.

Kemi projekt madhor desorosifikimin e vendit. I bëra thirrje Aleks Sorosit që të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën që në javën e parë, do mbyllet pas 11 Majit me dekret-ligj që të mos të shkelë më në Shqipëri.

Ka bërë të këqija të mëdha në Shqipëri, një fondacion i ekstremit të majtë, marksist dhe shkatërrimit të familjes. Është bërë mbështetës i ekstremit të majtë në Shqipëri dhe kulturës marksiste. Ndaj do përgatiten akte dhe ligje që sjellin desorosifikimin e tij.

Me doktrinën e tij ushtron censurë në mbarë botën. Financojnë Fatmir Xhafën, Erion Braçen dhe zyra të tilla. Zotohemi se duke ruajtur standardet më të mira të lirive njerëzore, Kushtetutës dhe drejtësisë së pavarur, për desorizimi do jetë objektiv madhor.

Ne kemi përgatitur një ligj në kuadër të de-sorosizimit, që dorëzojmë sot me të cilin sanksionojmë se Shqipëria, dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull, femër, ato që ka bërë Zoti. Që ti japim fund cdo lloj tentative dhe përpjekje.

Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2, do të ketë sanksione. Këta e kanë shtrirë në shkolla, falsifikimin e historisë. Woke Culture këtu është bërë një rrymë e vecantë jo vetëm në media, por në shumë drejtime” tha ai.

Berisha: McGonigal dhe takimet e fshehta të Ramës me Dumanin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit