-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Goxhaj: Kur guri i budallait peshon sa mali

Kryesoret

Ne shqiptarët kemi një shprehje interesante që edhe kemi filluar ta përdorim shpesh këto 3 dekadad e fundit, ngaqë si duket edhe budallejtë ose janë shtuar në këto 3 dekada, ose këto dekada kanë qënë koha e budallejve, e janë dukur më shumë.

Ajo shprehje është – Hedh një budalla një gurë në lumë, e gjithë fshati nuk e nxjerr dot.

U bë  nja 6 a më shumë muaj që ky që keni zgjedhur për Kryeministër ka dalë me një ide të çmendur për të krijuar Shtetin Bektashi.

Kështu edhe para disa ditësh në një vizitë tek Kryegjyshata Bektashiane në Tiranë mbajti një fjalim të gjatë nga ata të stilit të vet, ku të humbet filli shpejt po mos ta kesh mendjen, e të mbushet mendja që ky është “Rilindasi” që të gjithë kemi dëshiruar.

Dhe ky vërtet ashtu edhe e paraqiti veten në këtë fjalim si një rilindas që po bën kaq “të mira” për Shqipërinë por që ne shqiptarët nuk e kuptojmë, ja si tha “se çfarë nuk dëgjon njeriu nga shqipet dhe shqipot kur i shkon mendja të bëjnë ndonjë gjë të re apo të bëjnë ndonjë punë që të tjerët nuk e kanë bërë”

Por le t’i marrim me rradhë e shohim të nxjerrim gurin e këtij “punwmadhit” që e hodhi sërish në lumin tonë të përbashkët që quhet Shqipëri.

Rama tha “Bektashizmi nuk erdhi në Shqipëri me ushtarë”.

Ky ose nuk e ka idenë e historisë,ose qëllimisht e tjetërson atë.

Bektashizmi ishte tarikat që Sulltani e përdori për gardën e tij pretoriane, Jeniçerët të cilët për t’i pasur më shumë nën kontroll i futi në këtë tarikat totalisht, dhe duke qënë se jeniçerët ishin pjesë integrale e forcave të armatosura të Perandorisë Osmane dhe çdo batalion jeniçerësh kishte nga një dervish me vete, ata aty ku vendoseshin ngrinin edhe teqet e tyre për të praktikuar këtë tarikat të tyre të islamit, të cilin te ne e kemi të  regjistruar si fe më vete.  Teqetë e para te ne janë ngritur nga këta jeniçerë.

E jenicerët tek ne nuk erdhën si forca paqëruajtëse, por si forca pushtuese.

Ndaj kur Rama thotë se “Bektashizmi nuk erdhi me ushtarë” ose gënjen ashtu si e ka zakon, ose është vërtet injorant rreth kësaj teme.

Pastaj vazhdon ku më poshtë tha “Bektashinjtë janë vetëm dhe nëse erdhën këtu 95 vjet më parë si jetimë të një perandorie që iu tregoi derë, bektashizmi këtu nuk mund të vdesë si një jetim që shqiptarët t’i tregojnë rrugën sepse do të ishte vrasja me duart tona, të të gjithëve ne të një vlere shpirtërore që siç është brenda nesh sot duhet t’i përcillet brezave jo vetëm në emër të një komuniteti fetar e përsëris, por ne emër të një historie shqiptare”.

Rama që nuk e njeh fare Kushtetutën e këtij vendi duhet ta dijë se ajo në neni 10 të saj në pikën 2 shkruan

“Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes”.

Pra kjo do të thotë se nuk është detyrë e shtetit që ky po e përdor si pronë private, që të kujdeset për mbarëvajtjen e komuniteteve fetare, dhe për më tepër të kujdeset që këto komunitete të mos shuhen.

Zgjerimi i komuniteteve fetare ose zvogëlimi i tyre në këtë vend është problem vetëm i këtyre komuniteteve, dhe aspak i shtetit. Ky i fundit nuk ndërhyn dot në çështje të besimit, pasi mbijetesa e feve jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë është çështje besimi personal dhe jo plan qeveritar.

Pastaj vazhdoi duke thënë “Historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë selisë së Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me atë të Vatikanit, fuqinë e një embleme e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, e cila nuk do të vërë në diskutim sovranitetin territorial, integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë”.

T’i japësh stauts të ngjashëm me Vatikanin, do të thotë t’i japësh të drejtën e një shteti, pra ta shpallësh shtet ashtu si ka deklaruar vetë edhe më parë.

Por shpallja e një shteti tjetër brenda Shtetit Shqiptar bie ndesh me kushtetutën e këtij vendi sërish pasi ajo në nenin 1 pika 2 e saj shkruan “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”.

Dhe krijimi i çdo lloj shteti tjetër brenda territorit të këtij shteti aktual ligjërisht e cënon sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi.

Sepse po qe se nuk do të ishte kështu si thotë Rama atëherë le të na thotë ky i “gjithëdituri”  e “punëmadhi” se përse qeveritë e Shqipërisë dhe po ata njerëz që shpallën pamvarësinë e këtij vendi  i luftuan edhe me armë  tentativat e armiqve të këtij vendi për të krijuar Republikën e Franceze në Korçë në 1916 ?!

Po e njëjta luftë u bë nga po nga  ata njerëz që shpallën pamvarësinë edhe ndaj shpalljes së Republikës së Vorio Epirit në 1914.

E  po kështu edhe ndaj Republikës së vetshpallur të Mirditës në 1921.

Në rast se të gjitha këto  republika shtete njësoj si kjo që propozon Rama, nuk do e cënonin sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, a nuk mendoni se ata burra që luftuan për pamvarësinë e këtij vendi, e që sakrifikuan jetën e familjet e tyre për këtë vend, do i kishin lënë të ekzistonin?!

Por Rama vazhdoi me fjalimin e tij edhe duke e cekur unitetin e shtetit me qëllim të vetëm të manipulimit. Duke thënë “Shqipëria është shtet unitar, do të thotë nuk është shtet federal”.

Populli ynë ka një shprehje tjetër që thotë “ Djalli fshehet në detaje”

Dhe pikërisht këtë po bën edhe Rama, ai në fillim citon kushtetutën si për të na mbushur mendjen se nuk bëhet llaf për ndarje ose copëzim të Shqipërisë me këtë ide, dhe pastaj hyn direkt në mashtrimin e tij fenomenal kur thotë “Edhe Italia është shtet unitar, nuk është shtet federal por i ka nja 3 realitete brenda saj me statuse të tilla”.

Edhe këtu e fillon duke cituar pa ju referuar kushtetutës së Italisë e cila në nenin 5 të saj thotë pikërisht që ajo është shtet unitar.

Dhe pastaj Rama fut djallin në detaje ku e pason duke thënë se edhe Italia i ka nja tre realitete të tilla.

Dhe këtu të gjithë që e kanë dëgjuar ose që po më lexoni tashti do thoni që po, është Vatikani shtet, por edhe San Marino në Itali.

Por këtu qëndron e gjithë mashtrimi i Ramës.

Dhe në këtë ai nuk është injorant por thjesht një manipulator dhe mashtrues ordiner.

E vërtetë që ato qytete shtete ndodhen në Itali, por ato nuk janë krijuar pasi është krijuar shteti Italian, ato kanë qënë para shtetit Italian.

Italia u krijua mbi territoret e Shtetit Papal duke ja marrë të gjitha ato dhe duke e reduktuar atë në atë që është sot vetëm Vatikan City, i cili nuk e njihte shtetin e krijuar italian që nga 1861.

Vetëm në vitin 1929 Vatikani arriti një marëveshje për njohje reciproke midis dy vendeve.

Po kështu edhe San Marino është krijuar për herë të parë në vitin 301 kur mori pamvarësinë nga Perandoria Romake, dhe pasi u pushtua më pas nga Shteti Papal i Vatikanit e rifitoi pamvarësinë nga Vatikani në vitin 1291, ndërsa në vitin 1600 shpalli kushtetutën e vet.

Ashtu si shihet këto realitete që i përmend qëllimisht Rama për të mashtruar, kanë ekzistuar shumë më përpara se të krijohej shteti italian.

Dhe duke qënë se italia i ka gjetur ato, dhe nuk i ka zhbërë dot, i ka pranuar të ekzistojnë brenda Italisë si shtete më vete, duke pasur shërbimin e tyre dipllomatik e financiar.

Dhe këto shërbime pretendon t’i ketë edhe ky Shteti Bektashi. Dhe në këtë moment do të thotë që ka pamvarësi nga shteti Shqiptar, dhe kjo cënon sovranitetin e këtij vendi, dhe unitetin e tij.

Italia pas shpalljes së Republikës e ka vënë në kushtetutë që është shtet unitar, dhe prej atëhere a keni dëgjuar që Italia t’i ketë dhënë ndonjë copë vendi, ose ndonjë entiteti çfarëdo statusin e këtyre dy republikave që i gjeti e nuk e gjetën?!

Jo, nuk ka ndodhur.

Pastaj Rama vazhdoi duke shprehur shqetësimin “Nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale”.

Po përse do thoni ju ky e ka këtë shqetësim. Kjo i vjen sepse siduket dikush do i ketë cituar pikën 3 të nenit 10 të Kushtetutës që shkruan “Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare”.

Pra, po je dhe njërit një status special në çfardo lloj forme, je i detyruar t’ia japësh edhe të tjerëve.

E imagjinoni dot që pas disa kohësh të gjitha bashkësitë fetare të fillojnë të kërkojnë zbatimin e Kushtetutës për këtë pikë  se cfar mund t’i ndodhi në këtë rast kësaj Shqipërisë sonë!

Qartësisht në sa më sipër Rama ka shkelur totalisht Kushtetutën e këtij vendi me artikulimin e kësaj ideje.

Por edhe bashkësia fetare, Kryegjyshata Botërore e Bektashijve në këtë rast ka shkelur Kushtetutën duke propaganduar realizimin e këtij Shteti Bektashi, duke shkelur pikën 6 të nenit 10 i cili shkruan “Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve” pasi në këtë rast po cënohen interesat e të tretëve.

Po cënohen interesat tona.

Po cënohet interesi kombëtar.

Ndaj çdo kush që e përkrah këtë lloj ideje është duke i shërbyer interesave antishqiptare për zhbërjen e sovranitetit të këtij vendi.

Në këtë rast do të duhej që të ndërhynte prokuroria sepse të gjithë ata që i venë pas kësaj ideje me në krye Ramën kanë shkelur Kushtetutën.

Por këtu te ne prokuroritë që nga themelimi i këtij shteti kanë qënë gjithnjë, e vazhdojnë të jenë  pjesa fundore e zorrës së trashë të pushtetit.

Do kisha pasur dëshirë që Ramën e gjithë ata që i venë pas kësaj ideje, në këtë rast t’i konsideroja si tradhëtarë, por nuk e bëj dot.

Ramën nuk e quaj dot tradhëtar se që të tradhëtosh duhet më parë të jeshë Shqiptar, e ai nuk është shqiptar as për fis e as për farë.

Ndërsa të tjerët që ju janë errësuar sytë, disa nga mos dija e disa nga interesi personal, ose lidhja partiake apo edhe përkatësia fetare, t’i thërrasin mendjes e të mos bëjnë shqipfolësin në shërbim të antishqiptarëve.

Komuniteti fetar Bektashij mund të marri çfarëdo statusi të dojë, por asnjëherë statusin e shtetit.

Sepse ky guri që po hedh rama është i rëndë sa mali.

E po u bë, jo vetëm që nuk e nxjerrim dot nga ky lumi ynë, por ai edhe ja ndryshom rrjedhën këtij lumi.

E than fare.

Ndaj ta ruajmë këtë lumë (Shqipërinë) që na lan amanet të parët tanë dhe rilindasit e vërtetë.

Dhe këtu do t’ia huazoj pak Fishtës disa vargje nga një poezi e tij me një ndryshim të vogël

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë (VEND) të Perëndis’,

trashigim, që na la i Pari,

trashigim s’ia len ai fmis.

Ps: A di kush sa  grosh ka vajtur kokrra e plumbit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit