Një 31-vjeçar u arrestua pasi gjatë natës ka vjedhur me thyerje një dyqan në qytetin e Koplikut.
31-vjeçari i identifikuar si Lorenc Rushaj, banues në fshatin Bajzë ka vjedhur në dyqan një shumë parash dhe produkete ushqimore, të cilat u gjetën nha policia e Malësisë së Madhe dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.