Policia e Fierit ka arrestuar sot (29 janar) 50-vjeçarin Dashnor Bregu, i cili ishte shpallur në kërkim prej një viti. Ai ishte i akuzuar për dhunë në familje dhe mbajtje pa leje të armëve.
Bregu, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në mars 2024, u kap pas një kontrolli në banesë, ku u sekuestrua një armë zjarri pistoletë.
Ai është arrestuar me masën “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Fierit më 16 prill 2024.