Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka kërcënuar një 36-vjeçar me armë sportive gjatë një konflikti fizik.
Muhamed Leba u kap dhe u arrestua pas një reagimi të shpejtë të policisë. Ndërkohë, arma që përdori gjatë kërcënimit u sekuestrua si provë materiale.
Po ashtu, 36-vjeçari, D. M., po procedohet penalisht për veprën “Dëmtime të tjera me dashje”.