Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja reciproke për njohjen e patent-shoferëve mes Kosovës dhe Italisë, duke mundësuar konvertimin e dokumenteve pa nevojën për procedura shtesë teorike ose praktike.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për integrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Itali, duke lehtësuar dhe barrën ekonomike për ata që duan të ndryshojnë dokumentet e tyre.
Gjithashtu, kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.