-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndregjoni viziton Salianjin në burgun e Fierit: Të jesh luftëtar i së drejtës dhe vërtetës, detyrë fisnike njerëzore

Kryesoret

Kreu i Unionit të Përndjekurve politikë Besim Ndregjoni ka vizituar ditën e sotme deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit. Ndregjoni ishte i shoqëruar edhe me dy ish të burgosurit politikë Demir Pojani dhe Nuri Stepa.

Pas takimit me Salinjin, Ndregjoni u shpreh se e mbështet atë dhe e cilësoi si një luftëtar i së drejtës dhe i së vërtetës.

“Të jesh luftëtar i së drejtës dhe së vërtetës në një vend ku sundon gënjeshtra dhe padrejtësia është një detyrë fisnike njerëzore. Padrejtësia në këtë vend është kthyer në formën më të keqe të sundimit, duke u quajtur demokraci” tha Ndregjoni.

Ai bëri thirrje për drejtësi dhe të mos përdoret urrejtje dhe hakmarrje politike.

“Këtu kemi ardhur që të bëjmë një apel kombëtar që të mos e përdorni drejtësinë për urrejtje dhe hakmarrje politike. Bëni drejtësi të barabartë për të gjithë, si për qytetarin e thjeshtë , si për pushtetarin e madh. Ne sot i përcjellim mesazhin edhe politikës, edhe opozitës , jepni drejtësi, tha Ndregjoni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit