Gjatë ditës së sotme, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë, për këtë, bashkia u ka bërë thirrje banorëve që të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
“Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, Pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi, Shkolla “Halim Xhelo”.
Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, njoftoi bashkia.
I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet këtë të mërkurë.