Dua Lipa dhe Calum Turner janë më të dashuruar se kurrë. Çifti i sapo fejuar ishin në Paris për Javën e Modës dhe dukej se ishin përfshirë në frymën e Qytetit të Dashurisë pasi nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit.
Këngëtarja 29-vjeçare dhe aktori 34-vjeçar u fotografuan në Trocadero me pamje nga Kulla Eifel dhe shkëmbyen puthje dhe përqafime pasionante.
Në një moment, ata u ulën në shkallë dhe pinin cigare, ndërsa ylli i popit ishte në krahët e aktorit të “Masters of the Air”, ndërsa shkrepnin edhe disa selfie.
Më pas çifti filloi të kërcente, siç shihet në një video të publikuar nga Daily Mail.