-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e dendura të shiut, mungesë të energjisë elektrike në Gjirokastër

Kryesoret

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme të gjithë territorin e Shqipërisë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka mungesë të energjisë elektrike në disa njësi administrative në Gjirokastër.

Sipas informacioneve nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër, ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga moti i keq janë rikuperuar në disa zona, përfshirë njësitë administrative Pogon dhe Dropull i Sipërm (Bashkia Dropull), Zagori (Bashkia Libohovë) si dhe Lunxhëri dhe Picar (Bashkia Gjirokastër).

Gjithashtu ka mungesë të energjisë elektrike në njësinë administrative Kurvelesh (Bashkia Tepelenë) dhe në lagjen “Kala” të qytetit të Tepelenës. Ndërkohë rrugët kombëtare dhe elktorale mbtene të kalueshme, si dhe furnizimi me ujë të pijshëm është i qëndrueshëm në shumicën e zonave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit