Presidenti armerikan Donald Trump ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Washington DC, ku humbën jetën 64 persona. Trump e cilësoi një tragjedi të vërtetë dhe bëri me dije se nuk kishte asnjë të mbijetuar.
Ai shprehu ngushëllimet e tij dhe të zonjës së parë për familjet e viktimave.
“Ne nuk e dimë se çfarë çoi në këtë përplasje, por kemi disa opinione dhe ide shumë të forta”, tha Trump.
Puna tani është zhvendosur në një mision rimëkëmbjeje”, tha Trump, duke shtuar se e mërkura ishte “një natë e errët dhe torturuese në kryeqytetin e kombit dhe në historinë e kombit”.
Trump nisi të sulmojë Barack Obamën dhe Joe Biden, duke pretenduar se ata kanë dobësuar standardet për kontrollorët e trafikut ajror.
“Unë vendos sigurinë në radhë të parë. Obama, Biden dhe demokratët vënë politikën në radhë të parë,” thotë ai.
“Ata e vendosin politikën në një nivel që askush nuk e ka parë ndonjëherë”, shtoi Trump. Ai thotë se “politika e tyre ishte e tmerrshme”.
Çfarë panë dëshmitarët dhe çfarë dihet deri tani për tragjedinë në SHBA?









