Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi sot qeverinë socialiste për nismën e paketës së maleve.
“Ju jeni futur në kalendar dhe në programin e punës, projektligje të cilat reflektojnë një ligjvënie elektorale. Ju jeni duke përdorur parlamentin dhe kartonët e deputetëve për të kaluar ligje që i shërbejnë grupeve të caktuara shoqërore. Si oligarkëve në rastin e ligjit të zotit Klosi.
Apo të ligjit që e quani “Paketa e Maleve”, për të dhënë 100 grante elektorale në emër të votës për Partinë Socialiste. E bëra me dije edhe në konferencën e kryetarëve dhe e kam rishikuar edhe një herë projekt kalendarin e datës 20 janar kur ne jemi mbledhur.
Ju keni futur në projekt program, Paketën e Maleve, pa datë sepse kishit parashikuar një datë boshe në protokollin e parlamentit për ti vënë datën 10 Janar në mënyrë që sipas jush nuk futej në periudhën zgjedhore.
Por futen ne periudhën zgjedhore sepse keni falsifikuar dhe do ta miratoni brenda katër muajve para zgjedhjeve që e ndalon Kodi Zgjedhor.
Jeni duke e përdorur si aset elektoral. Po kthehen deputetët në firmosës të dhënies së fondeve publike për Partinë Socialiste të Shqipërisë” tha ajo.