-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skënder Brataj: COVID nuk ka ikur ndonjëherë, është më pak i dëmshëm se gripi

Kryesoret

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave Skënder Brataj ka folur për situatën e virozave dhe COVID-it në vendin tonë.

Brataj gjatë një interviste u shpreh se është një situatë normale grii, ku qarkullojnë miliarda viruse. Ai nënvizoi që COVID-i nuk ka ikur asnjëherë dhe në këto kohë është më pak i dëmshëm se gripi.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Jemi në një periudhë normale gripi. Duhet të kemi parasysh se janë miliarda viruse që qarkullojnë. Në kushtet që njeriu vë dorë te natyra, normal që mund të ketë një aktivizim të viruseve.

Ka pasur një rritje deri javën e kaluar. Java e fundit ishte mesatarisht me 14 raste në ditë, është 4 më shumë se vitin e kaluar. Kjo është tipike e kësaj periudhe.

COVID-i s’ka ikur ndonjëherë. Është më pak i dëmshëm se gripi në këto momente. Këto dy vite ka qenë më ndryshe, çfarë ndodhi? Dy-tri vitet e fundit ndodhi një izolim. COVID-i tani ka dalë më i dobët, ka bërë ciklin e vet. Izolimi më i madh ishte në Kinë”, u shpreh Brataj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit