-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafiku i armëve Shqipëri-Angli, arrestohet 28-vjeçari në Londër

Kryesoret

Hetimet e SPAK në bashkëpunim me Interpol Tiranën mundësuan arrestimin në Londër të një 28-vjeçari shqiptar Alban Gjidiaj.  Ai akuzohej për trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Disa ditë më parë u arrestua në Londër vëllai i tij Almir Gjidiaj, i cili kërkohej nga SPAK për dosjen e trafikut të armëve drejt Anglisë.

Alban Gjidiaj kërkohet nga SPAK nën dyshimin se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët në bashkëpunim në 10 Prill 2023 tentuan kalimin e një sasie armësh dhe municioni drejt Britanisë së Madhe. Ai është ndaluar nga policia Metropolitane e Londrës në zonën e Barnet në veri të kryeqytetit britanik.

Gjykata e pranoi kërkesën që Gjidiaj ta ndjekë procesin e ekstradimit me kusht pas dorëzimit të pasaportës dhe një garancie monetare 5.000 stërlina ofruar nga një i afërm. Ai do të rikthehet në këtë gjykatë më 26 Shkurt.

Në Gusht të vitit 2024 përmes operacionit ‘Inkorporimi’ prokurorët e SPAK dhe Agjentët e BKH në bashkëpunim ne skuadrën operacionale arrestuan në Tiranë tre persona, dhe shpallën në kërkim dy të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit