-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në QSUT, dy inxhinierë dërgohen për gjykim për shpërdorim detyre

Kryesoret

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka dërguar për gjykim dy specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike të QSUT-së, E.K. dhe E.Sh., për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Hetimet lidhen me ngjarjen e datës 29 shkurt 2024, kur një zjarr shpërtheu në katin e dytë të godinës së “Urgjencës së Re” të QSUT-së, në dhomën teknike. Prokuroria ka arritur në përfundimin se specialistët nuk zbatuan rregullat dhe detyrat e përcaktuara për funksionimin dhe mirëmbajtjen e aparaturave, veçanërisht të UPS-ve dhe baterive.

Sipas hetimeve, ata ishin në dijeni të instalimit të papërshtatshëm të këtyre pajisjeve, që çoi në shkatërrimin e godinës nga zjarri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit