Sot po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë në lidhje me dosjen “Partizani”.
Ndërkohë të pandehurit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, nuk janë paraqitur ditën e sotme në seancë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre.
Kjo seancë pritet të zgjasë deri në orën 16:00 kur të përfundojë edhe orari zyrtar.