Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimet për grupin e akuzuar për kontrabandë mallrash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
Mes të akuzuarve, edhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, që akuzohet për kontrabandë bizhuterish luksoze të dyshuara si të vjedhura në Francë dhe shitjen e tyre në Shqipëri.
GJKKO ka dënuar 8 persona, ndërsa një tjetër, Vangjush Kashari, është shpallur i pafajshëm.
Gjykata e Posaçme ka vendosur këto dënime:
Sokol Idrizaj: 8 vite burg me gjykim të shkurtuar (5 vite e 7 muaj burg)
Elda Idrizaj: 8 vite burg me gjykim të shkurtuar (5 vite e 7 muaj burg)
Agustin Mesuli: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)
Altin Doda: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)
Florian Baku: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)
Egi Idrizaj: 7 vite burg me gjykim të shkurtuar (4 vite e 7 muaj burg). Për shkak të fëmijës së mitur, është pezulluar dënimi me burg.
Bora Idrizaj: 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove.
Vangjush Kashari: Pafajësi.
Tomor Baruti: 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove
Ky vendim vjen pas një hetimi të gjatë për këtë skemë kontrabande dhe pastrimi parash.