Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka njoftuar përgatitjet për Konventën e Partisë së Lirisë që do të zhvillohet në Tiranë.
Ky eveniment do të jetë i veçantë, pasi Presidenti Ilir Meta do të flasë për herë të parë nga qelia, 100 ditë pas arrestimit të tij.
Blushi ka theksuar se Meta do të përcjellë një mesazh LIVE për anëtarët e partisë dhe për shqiptarët, duke shprehur angazhimin e tij për të trajtuar çështjet e rëndësishme për vendin, gjithashtu duke e lidhur këtë ngjarje me afërsinë e zgjedhjeve të 11 Majit.