Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflig, Korçë, ku një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij.
Familjarët e tij lajmëruan menjëherë policinë pasi e panë pa shenja jete. Trupi i tij është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në spitalin e Korçës.
Dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga arresti kardiak, por hetimet e mëtejshme do të sqarojnë shkaqet e vërteta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.