Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimit të përplasjeve mes Izrael dhe Hezbollah, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e një komandanti të lartë të forcës Radwan në Bejrut.
Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu paralajmëroi se Izraeli do të vazhdojë operacionet kundër çdo personi apo grupi që e konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare.
“Ne eliminuam komandantin e forcës Radwan në Bejrut. Kushdo që kërcënon shtetin e Izraelit do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Asnjë terrorist nuk është imun,” Benjamin Netanyahu.
/5pyetjet.al









