-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Kurti: Rruga e Malishevës hap turizmin!

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ish-kreun e Kuvendit, Dimal Basha, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka publikuar pamjet nga monitorimi në terren i punimeve në qytetin e Malishevës dhe fshatrave që lidhen me të.

Fjala e Kurtit

Sot e nisëm ditën në Malishevë për fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Malishevë.
Mbi 11 kilometra gjatësi është rruga që po ashtu është lidhje kyçe për Malishevën dhe 5 fshatra që përshkon kjo rrugë.
8.5 kilometra është segmenti ku nisëm sot punimet, ndërkaq për pjesën e mbetur do të procedohet me aktivitetin e prokurimit së shpejti.
18 fshatra në baza ditore e përdorin këtë rrugë: Mirusha, Gurbardhi, Lumishta, Turjaka, Panorci, Rudi, Damaneku, Qypeva, Bubli, Llapqeva, Drenoc, Bubavec, Kijevë, Balincë, Vërmicë, Mleqan, Plloqicë dhe Golluboc, por gjithashtu e lidh edhe Malishevën me rrugën nacionale që çon për Pejë.
Kjo rrugë e zhbllokon potencialin zhvillimor dhe e ndihmon turizmin, sepse do të përdoret edhe nga banorët këtu, por edhe nga qytetarët jo vetëm nga Kosova që shkojnë për t’i vizituar Ujëvarat e Mirushës.
Urime banorëve të kësaj ane dhe gjithë qytetarëve të Republikës!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit