-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Survejim me kamera në 20 qytete, monitorohet gjithçka

Kryesoret

Shumë shpejt në Shqipëri do të nisë zbatimi i projektit “Smart City”. Fillimisht do të nisë zbatimi në 20 qytete për t’u shtrirë më pas në pjesën tjetër. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama.

Projekti sipas qeverisë ka qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor. Kjo realizohet nëpërmjet një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjes teknologjike.

Do ta ndihmojmë policinë me një instrument të ri, do të kemi një transformim epokal përsa i përket survejimit me kamera të qyteteve dhe me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit.

Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë dixhital i pasuruar edhe me AI që do i japë mundësi në kohë reale policisë së shtetit për të monitoruar të gjitha qytetet. Do të fillohet me 20 qytete.

LIVE-Rama: Transparenca e policisë është e pamjaftueshme

I njëjti sistem do të hyjë në rrugët kombëtare,  do të fillohet me 200 km e para dhe ai sistem do i japë mundësi cdo ankese të verifikohet në kohë reale. Këtë projekt e kemi garantuar si financim dhe në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara do të fillojmë ta zbatojmë” tha ai.

LIVE-Rama: Falangat politike, tregtare dhe mediatike baltosje kundër policisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit