-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Transparenca e policisë është e pamjaftueshme

Kryesoret

Ata le të flasin, shqiptarët e vlerësojnë policinë, prandaj ata do të vazhdojnë që të humbin”! Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, referuar opozitës, gjatë një takimit me strukturat e policisë së shtetit.

Tha se kriminaliteti është ulur. “Viti 2024 nuk zhgënjeu, por u mbyll si të gjitha vitet që kur kemi ardhur në detyrë, me ulje të numrit të vrasjeve.

Sot, ne jemi në mesataren, shumë pranë mesatares së BE-së dhe lajmi i mirë është që këtë të vërtetë e lexon edhe në këtë anketë që është bërë.

Publiku, shqiptarët në qytete dhe fshatra, në të gjitha herët e anketimit janë shumë po shumë afër logjikës së fakteve dhe shifrave të progresit të policisë së shtetit”.

Megjithatë theksoi se “është e pamjaftueshme transparenca dhe llogaridhënia e deri sotme përmes strukturave që janë të ngritura të policimit në komunitet”.

Iu rikthye rastit të vrasjes së Martin Canit. “Humbi jetën një djalë 14-vjeçar, u ngrit një histeri e madhe kundër policisë së shtetit, por ndërkohë ne u angazhuam në një këshillim intensiv dhe të një mase kompakte si asnjëherë më parë me mësues dhe prindër dhe tani kemi një plan të ri, por ai plan duhet të vihet në jetë dhe këshillat vendorë janë çelës për këtë” tha ai.

LIVE-Rama: Falangat politike, tregtare dhe mediatike baltosje kundër policisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit