-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prodi kundër marrëveshjes Meloni-Rama: Qendrat e refugjatëve duhej të ishin në Kalabri

Kryesoret

Romano Prodi, ish-Kryeministër i Italisë, ka kundërshtuar marrëveshjen mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës për ndërtimin e një kampi refugjatësh në Gjadër të Lezhës. Prodi e ka konsideruar këtë vendim si një shpenzim të panevojshëm dhe ka sugjeruar ndërtimin e këtyre qendrave në Kalabri, për t’i dhënë mundësi punësimi banorëve të zonave që kanë nevojë. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta nga përfaqësues të Lidhjes Kalabreze dhe politikanë të tjerë italianë.

“I njëjti kamp, ​​nëse do të donin ta bënin, a nuk mund të bëhej në Kalabri, duke i dhënë ndër të tjera punë njerëzve në zonat që kishin nevojë? Pse në Shqipëri?”, shprehet Romano Prodi, ish-Kryeministër i Italisë.

“Lideri i ringjallur i PD-së, Romano Prodi, me batutat e tij të fundit për Kalabrinë, tregon edhe një herë hipokrizinë e tij dhe të së majtës. Duhet t’i kërkojë menjëherë falje Kalabrisë dhe kalabrezëve”, ndërhyri senatori i Carroçio-s, Tilde Minasi.

“Duke thënë se kampi i refugjatëve i ndërtuar në Kalabri do të kishte qenë gjithashtu një mundësi e mirë për të ofruar vende pune në këtë zonë, Prodi konfirmon atë që hetimet e shumta gjyqësore kanë treguar deri tani, pra faktin që e majta e sheh emigracionin e parregullt si burimin e të ardhurave dhe e shfrytëzon për të përfituar, pikërisht siç ndodhi me kooperativat e shumta që janë pasuruar në kurrizin e këtyre fatkeqve shumë të varfër pa asnjë skrupull e turp”.

“Kalabria – vijon parlamentari – është një tokë mikpritëse, por ne “duam të mirëpresim emigrantët, jo emigrantët e paligjshëm të pakontrolluar…”

“Ndërkohë, shërbimi i trageteve midis Italisë dhe Shqipërisë ka rifilluar. Kështu e quaj unë shërbim traget. Le të mos bëjmë shaka. Ne kemi qindra policë dhe karabinierë në Shqipëri që shpërdorojnë paratë e shtetit në vend që të mbetemi në terren për të mbrojtur të moshuarit, më të dobëtit, vajzat në stacione”, tha Matteo Renzi, duke kritikuar menaxhimin e situatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit