-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama me Zahon, Lindën dhe “taborin” e kryebashkiakëve arrin në Kalabri

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Kalabri, Eparkinë arbëreshe të Ungrës. Arbëreshët kishin dalë në rrugë për t’i uruar mirëseardhjen në gjuhën shqipe.

Kreu i qeverisë shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshortja Linda, djali i vogël Zaho dhe disa prej kryetarëve të bashkive që janë zgjedhur në procesin e 14 Majit.

Benet Beci i Shkodrës, Ermal Dredha i Vlorës dhe Emiriana Sako e Durrësit shoqëruan të parin e qeverisë gjatë vizitës në Kalabri dhe takimet e tjera në Itali.

Imzot Donato Oliverio në gjuhën shqipe tha se vizita është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse u kujton lidhjen me nënën Shqipëri. “Mirë se na erdhe kryeministër i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë të Ungrës, arbëresh-bizantino në Kalabri.

Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na kujton lidhjen me nënën Shqipëri. Mirë se erdhe zoti kryeministër në shtëpinë e Zotit që mbanë gjallë historinë dhe besimin e një populli unik si populli arbëresh në tokën kalabreze.

Mirë se erdhe në Emparki, që sot është institucioni i vetëm arbëresh që ka bota arbëreshe në Italinë kontinentale” tha Imzot Donato Oliverio.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit