Short bombastik në “play-off”-in e Champions League. Manchester City në ditët e tij më të zeza në epokën e Pep Gurdiolës do të përballet me Realin e Madridit. PSG ka “peshkuar” një kundërshtar të lehtë brenda kampionatit, Brestin. Monako do të përballet me Benfikën. Bayern Mynih duket se e ka rrugën e shtruar ndaj Celtic.
Gjithashtu edhe Atalanta me Club Brugge. Shorti ishte me fat edhe për dy ekipet e tjera italiane, Juevntusi gjeti PSV-në dhe Milani Fejnordin. Ndeshja e fundit do të jetë Sporting-Dortmund. Ndeshjet e para do të luhen në 11-12 shkurt dhe të kthimit në 18-19 shkurt.